VIDEO/ “O nëna ime, çfarë po bën”! Komentatori spanjoll mahnitet me Qazim Laçin, mefushori shqiptar debuton me gol në Champions

Debutim ëndrrash për Qazim Laçin. Mesfushori shqiptar e ka nisur Champions League-n me gol. Sparta e Pragës ka fituar me shifrat 3-0 kundër Salcburgut. Kairineni tundi rrjetën që në minutën e 2-të të takimit, ndërsa 40 minuta më vonë ishte Olatunji ai që shënoi golin e dytë për çekët.

Rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi Qazim Laçi, i cili e çoi topin në rrjetë në minutën e 58. I gjendur me topin në zonën kundërshtare, mesfushori i Kombëtares kuqezi shmangu portierin dhe dy prej lojtarëve kundërshtarë me një lëvizje të tijën, për ta pasur më pas të gjithë portën të zbrazët. Një veprim që mahniti edhe komentatorin spanjoll të “Movistar”-it, I cili nuk i përmbajti thirrjet e habisë.

Goli i Qazim Laçit: VIDEO

More From Author

Dedikimi i ndjerë i Edlirës për Gertin, reagon Arbana Osmani: S’di sa qava…

Mund tì kenì pare shpesh ne treg por te pakte jane ato qe ua dìne emrìn: Keto 6 hapa do t’ju bejne tì shìjonì edhe me mìre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *