Kendall Jenner paraqitet me stil klasik duke iu përshtatur stilit kazual!

Si një supermodele, Kendall Jenner ka një orar të ngjeshur të angazhimit të saj, por kjo nuk e ndalon aspak që të jetë unike në stilin e saj dhe të eksperimentojë me veshjen sipas frymëzimeve të ndryshme. Ajo ishte fotografuar duke dalë nga apartamenti i saj e veshur me një xhaketë ngjyrë kafe me vija të bardha si dhe një palë atlete sportive, si dhe pantallona më të lirshme të po të njejtit material nga Wolk Morais. Ajo mbajti pamjen e saj mëse unike falë detajeve të vogla, si një bluzë të ngushtë nën xhaketë me ngjyrë të bardhë duke ia përshtatur atleteve si dhe një çantë nga Louis Vuitton, duke e mbajtur anësh krahërorit të saj.

Jenner njihet për aksesorë të tillë dhe ka mbajtur edhe më parë nga brende të ndryshme si Chanel dhe Prada. Xhaketa ishte veshur qëllimisht me madhësi më të madhe, mëngët ishin ngrerë sipër me qëlim që bluza e brendshme të dukej nga jashtë. E njejta gjë mund të thuhet edhe për pantalloant, ishin me gjatësi të shkurtuar, që ngjanin më shumë si pizhame se sa pantallona. Këpucët optike të tenisit të lidhura mirë jepnin një lloj elegance të paparë kombinimit në fjalë, si dhe një palë syze dielli që përshtateshin me stilin e saj. Një zgjidhje elegante për një rast të së hënës, pavarsisht nga profesioni…

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com