I bën dhuratë hedhje me parashutë për 50 vjetorin, vdes nëna e 8 fëmijëve

Duhet të ishte dhurata më e bukur për 50-vjetorin, bërë me dashuri nga bashkëshorti dhe fëmijët… Por përfundoi në tragjedi. Hedhja me parashutë mbi plazhin “Mission Beach” në Australi, rezultoi fatale për Kerri Pike, nënë e 8 fëmijëve dhe për dy instruktorë 34 e 35 vjeç.

Sipas dëshmitarëve një prej instruktorëve u përplas në ajër me dyshen. Trupi i gruas dhe instruktorit që ishte me të, u gjetën të varur mbi një pemë, ngatërruar me njëri-tjetrin, në një fermë bananesh, 1.5 kilometra larg zonës së parashikuar për ulje. Ndërsa trupi i instruktorit tjetër u gjet në oborrin e një shtëpie aty afër.

Ngjarja po hetohet nga policia. Sipas njoftimit, një nga instruktorët ishte “ekspert dhe kishte përballuar mijëra hedhje ndërsa po bënte një hedhje i vetëm. Dy viktimat e tjera, një tjetër ekspert dhe një kliente”.

Zona e plazhit ku ndodhi tragjedia, është një vend tipik për parashutizëm për turistët. Dëshmitarët në vendngjarje ishin të shokuar. “Pashë njërën nga parashutat të binte pas pemëve. Desh më pushoi zemra”, tha njëri prej tyre për mediat australiane.


Source @revistawho.com

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com