Kujdesi i duhur për lëkurën tuaj kur jeni në të 30-at

Dekada e tretë është përiudhë shumë e ngarkuar për jetën tuaj pasiqë për disa kjo periudhë është momenti kur keni ngritje në karierë apo keni fëmijë ndërsa jeta ju bëhet stresive dhe e mbingarkuar. Kjo është edhe mosha kur dëmi nga rrezatimi i diellit fillon të shfaqet në lëkurën tuaj në formë të vijave dhe pikave të errëta. Edhepse jeta është e zënë, mos e anashkaloni kujdesin e lëkurës suaj dhe përcjellni këshillat tona.

Dëmi nga rrezet e diellit

Nëse në të njëzetat keni qenë nga ata persona që kanë preferuar lëkurë të errët dhe kanë kaluar orë të tëra të ekspozuar ndaj diellit, më siguri se në dekadën e tretë do të keni paraqitje të pasojave nga ajo periudhë. Do të shihni vija përreth syve, pika të errëta në faqe madje edhe rrudha në ballin tuaj.

Fillimisht duhet të riparoni dëmet e vjetra dhe të parandaloni dëmtimin e mëtutjeshëm duke aplikuar kremë për mbrojtje nga dielli, madje edhe kur moti nuk është me diell. Aplikoni kremën në tërë pjesët e ekspozuara dhe përdorni serume me vitaminë C pasiqë ndihmon në krijimin e kolagjenit që e mbron lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme.

Anti-plakje

Në dekadën e tretë duhet të jeni më seriozë për anti-plakjen,ndërsa një ndër produktet më të mira për të përdorur ,që e mban lëkurën e njomë dhe krijon kolagjen, është retinoli. Përbërësi është një derivat i vitaminës A, zbut rrudhat dhe pengon krijimin e rrudhave të reja.

Lajeni dhe hidratojeni lëkurën tuaj

Mos i neglizhoni gjërat fundamentale që duhet të jenë rutinë në të tridhjetat, mundohuni që të keni një pastrues të butë për lëkurën tuaj të paktën dy herë në ditë. Në mbrëmje është më mirë që të pastroni dyfish fytyrën që mos të ngelet diçka nga kimikatet në lëkurën tuaj.

Sigurohuni të përdorni hidratues që përshtatet me llojin e lëkurës suaj.

Përkëdhelni veten

Gjatë kësaj dekade d të ndjeheni se jeni tepër e zënë me të tjerët dhe nuk keni aspak kohë për veten tuaj. Investoni në lëkurën tuaj që mos të shpenzoni më tepër të holla më vonë./femra.NET/

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com