Ish presidentja Jahjaga sfidohet në shah nga babai

Ish presidentja Jahjaga rrin në shtëpi dhe luan shah me babanë Tashmë kur shumica e njerëzve në botë janë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit, një gjë të tillë po e përjetojnë edhe fytyrat publike. Ata me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale po publikojnë aktivitetet që po i kryjenë në kushtet e shtëpisë gjatë periudhës sa janë në karantinë, shkruan portali rtv21.tv Kështu, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka treguar se këto ditë po i kalon pranë familjes së saj. Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke luajtur shah me babanë. E si duket babai i ish presidentes po tregohet me i shkathët në këtë lojë “1:2 për babën” , ka shkruar ajo poshtë fotos, si dhe ka përcjellur porosinë #rriNshpi./21Media

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com