Rreshje të dendura shiu dhe ere të fortë në Tiranë.

Në orët e mbrëmjes ka pasur reshje të dendura shiu dhe ere të fortë në Tiranë.

Disa rrugë janë përmbytur nga uji, dhe të tjera janë bllokuar si pasojë e rrëzimit të pemëve.

Probleme të njejta hasen edhe në disa qytete të tjera.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, SHMU njofton se në një pjesë të mirë të vendit kryesisht në Shqipërinë Qendrore e Veriore ka pasur reshje të dendura shiu dhe stuhi gjatë orëve të para të mbrëmjes.

Sipas këtij Shërbimi, situata do të jetë e tillë të paktën deri nesër pasdite. SHMU thotë se më shumë reshje kanë rënë në Tiranë, Elbasan dhe Lezhë.

Situata pritet të përmirësohet nesër gjatë pjesës së dytë të ditës.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com